Nëntë vende të Bashkimit Europian kanë bashkuar forcat dhe kërkuan një aviacion më të pastër në Europë, një nga mjetet e transportit më ndotëse, që ata mendojnë se nuk taksohet mjaftueshëm.


Franca, Gjermania, Italia, tre vendet e Beneluksit, Suedia, Danimarka dhe Bullgaria i kanë kërkuar Komisionit Europian të propozojë masa të reja për këtë sektor, por pa kërkuar një taksë specifike mbi ndotjen.


Kjo deklaratë, me iniciativë të Holandës dhe nënshkruar nga ministrat e Financave të këtyre nëntë vendeve, u publikua të paktën një muaj nga data e parashikuar për hyrjen në funksion të Komisionit të ri Europian drejtuar nga gjermanja, Ursula von der Leyen.


“Ne i kërkojmë Komisionit të ri Europian të avancojë debatin mbi tarifimin e aviacionit civil, përshembull përmes masave fiskale specifike ose politika të ngjashme”, shkruajnë ato.

“Në raport me mënyrat e tjera të transportit, aviacioni civil nuk përdoret mjaftueshëm”, theksojnë ato.

Kompanitë ajrore në mbarë botën janë kursyer nga taksat e larta mbi karburantin dhe lëndët e tjera djegëse.

“Çmimi i biletave të avionit për fluturimet ndërkombëtare nuk reflekton mjaftueshëm koston mesatare të emetimeve të CO2 dhe pasojave negative të transportit ajror”, konstatojnë ministrat në deklaratën e tyre.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb