BRUKSEL

Prodhimi i cigareve në vendet e Bashkimit Europian në vitin 2017 shënoi rënie në krahasim me një vit më parë.

Sipas Eurostat-it, zyrës statistikore të BE-së, në vitin 2017 në BE janë prodhuar mbi 487 miliardë cigare apo 40 miliardë më pak se në vitin 2016.

Eurostat-i njoftoi se, sipas mesatares në vitin 2017, një banor i BE-së ka konsumuar 950 cigare, ndërsa vlera e prodhimit në 28 vendet e BE-së ishte rreth 4,9 miliardë euro.

Gjermania kryesonte listën e prodhuesve me rreth 150 miliardë cigare, që përbën 31% të prodhimit të BE-së, e ndjekur nga Polonia me 114 miliardë cigare apo 23% të prodhimit të BE-së, ndërsa Rumania u rendit e treta me 70 miliardë ose 14% të prodhimit të BE-së.

“Këto tre shtete anëtarë përbënin më shumë se dy të tretat e prodhimit total të cigareve në BE”, tha Eurostat.

Greqia dhe Portugalia u renditën pas tre të parave me nga 25 miliardë cigare të prodhuara ose 5% nga prodhimi i përgjithshëm i BE-së, të ndjekura nga Bullgaria me 20 miliardë ose 4%.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: