Presidentja e përzgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, zgjodhi komisioneren Adina Valean për postin e Transportit, njoftoi zëdhënësi i Von der Leyen-it.

“Rumania kishte propozuar dy kandidatë. Që të dy iu nënshtruan intervistave me Ursula von der Leyen dhe dolën mirë”, vazhdoi burimi.

Qeveria e re e qendrës së djathtë propozoi sot dy eurodeputetë, një burrë dhe një grua, për postin e komisionerit europian, një njoftim që duhet t’i japë fund një cikli që ka vonuar formimin e Komisionit të ardhshëm Europian.

“Në marrëveshje me presidentin, Klaus Iohannis, kam vendosur t’i dërgoj Komisionit dy propozime, Siegfried Muresan dhe Adina Valean”, deklaroi kryeministri, Ludovic Orban në përfundim të takimit të parë të qeverisë së tij.

Muresan, 38 vjeç dhe Valean, 51 vjeçe, janë të dy anëtarë të PPE-së, formacioni i djathtë europian mazhoritar në Parlamentin e Strasburgut.

“Rumanisë iu dha posti i komisionerit për Transportin, por nëse ekziston mundësia e një ndryshimi të portofolit, ne do të diskutojmë me presidenten e re të Komisionit, Ursula von der Leyen”, theksoi Orban.

Sipas disa burimeve,”Bukureshti synonte portofolin për Zgjerimin, i cili iu dha Hungarisë”.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb