Rritja e investimeve, shpërndarja e të dhënave, vendosja e rregullave etike. Komisioni Europian prezantoi sot qasjen e tij për t’a renditur BE-në në vijën e parë në fushën e inteligjencës artificiale.

Konkurrenca e ashpër në nivel ndërkombëtar kërkon një veprim bashkëpunues të BE-së.

Komisioni u bëri ftesë shteteve anëtare dhe sektorit privat të investojnë një shumë të përgjithshme deri në 20 miliardë euro në fushën e hulumtimeve deri në vitin 2020 dhe u shpreh i gatshëm të ofrojë deri në 1,5 miliardë euro në këtë drejtim.

Qëllimi kryesor është të arrijmë SHBA-në, por gjithashtu Kinën, e cila njoftoi në vitin 2017 një plan investimi publik prej 22 miliardë dollarësh (18 miliardë euro) që do të zgjasë deri në vitin 2020, shkruan atsh.

Këto para do të mbështesin zhvillimin e inteligjencës artificiale në sektorë kyç si transporti dhe shëndetësia, për të forcuar qendrat e kërkimit në të gjithë Europën dhe për të inkurajuar testet dhe eksperimentet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb