BE-ja po kërkon të forcojë sanksionet e saj kundër Rusisë lidhur me shqetësimet se Donald Trump mund të prishë përpjekjet perëndimore për të izoluar vendin nëse ai fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka raportuar Reuters, duke cituar burime.

Zyrtarët brenda bllokut po diskutojnë disa nisma që synojnë të sigurohen që kufizimet e BE të mbeten në fuqi për një afat më të gjatë, edhe nëse Uashingtoni ndryshon kursin e tij, shkroi gazeta të premten.

Sipas burimeve, Brukseli po shqyrton forcimin e sanksioneve kundër Moskës duke i zbatuar ato më fort.

Masat që janë duke u shqyrtuar përfshijnë klauzola për të identifikuar dhe ndaluar dërgesat e dyshimta të mallrave me destinacion Rusinë dhe kufizime më të gjera të transportit të naftës, i thanë ata Reuters. Zyrtarët doganorë duhet të lejohen të mbajnë dërgesat nëse destinacioni duket “i palogjikshëm”, siç është kalimi në Rusi për të arritur në vendet e Azisë Qendrore, shpjeguan burimet.

Një ide tjetër është të ndryshohet kërkesa aktuale që një ngrirje e aktiviteteve të bankës qendrore ruse duhet të rinovohet nga anëtarët e BE-së çdo gjashtë muaj, duke i bërë këto intervale 36 muaj të gjatë, thuhet në raport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb