PRISHTINE- Gjatë kësaj jave në vendin tonë pritet të vije një delegacion nga Brukseli për të parë se deri ku ka arritur hartimi i ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale. Mësohet se delegacionit, pala kosovare do t’ia parashtrojë disa kërkesa.

Kërkesa e parë ka të bëjë me mos përfshirjen e raportit të Dick Martyt si provë në gjykimet e mundshme, si dhe përfshirjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve kosovarë në këtë Gjykatë.

Gjykata Speciale implikon edhe ndryshimet kushtetuese, derisa besohet se do të votohet në fund të këtij muaji në Kuvendin e Kosovës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: