BRUKSEL-BE-ja do të hapë një hetim paraprak mbi ndryshimet e fundit të bëra në Poloni ndaj ligjit të Gjykatës Kushtetuese nga partia konservatore në pushtet, njoftoi sot zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans.

“Bëhet fjalë për etapën e parë, nga tre, të procedurës për mbrojtjen e Shtetit të së Drejtës të krijuar në mars të vitit 2014 nga ekzekutivi evropian, që ende nuk është përdorur deri tani”, theksoi Timmermans në përfundim të një debati mes komisionerëve mbi këtë çështje.

Ndërkohë që presidenti konservator polak, Andrzej Duda firmosi më 28 dhjetor ligjin shumë të përfolur mbi Gjykatën Kushtetuese, që kritikohet nga opozita se ka për qëllim paralizimin e këtij institucioni dhe konsiderohet si antidemokratik.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: