NGA MENTOR KIKIA*

“Nëse Brsukseli na jep garanci se me miratimin e reformës në drejtësi na hapin negociatat, ne jemi gati ta bëjmë këtë sakrificë” – kështu tha Petrit Vasili sot, duke folur për mundësinë e miratimit të reformës në drejtësi edhe në mënyrë të njëanshme, pra pa opozitën.Gjë e cila nënkupton se vendi do të marrë një kosto të brendshme(Basha tha do ti drejtohemi popullit), por si përfitim do të kemi negociatat. Që i bie se nëse ata nuk na japin garancinë, në s’kemi pse e ndërmarirm këtë rrisk, pre skemi pse e bejme reformen, edhe ne kete menyre.

Po c’janë këto pazare kështu? Vetëm pse bëjmë këto lloj pazaresh, Brukseli nuk duhet të na i hapë negociatat. E para, sepse reforma nuk duhet miratuar sepse na e ka vënë kusht Brukseli për negociatat, por sepse i duhet popullit dhe vendit, që vuan nga një drejtësi mizerje.

Ende ne vazhojmë ti bëjmë gjërat(reformat e ligjet) jo sepse na duhen, por sepse na i vë kusht Brukseli. Nëse nuk do na i vinin kusht ata, ne do të ndjeheshim mirë mes llumit të padrejtësisë, llumit të shkeljes së të drejtave të njeriut, korrupsionit skandaloz etj etj.

Me këtë klasë politike, nëse do ta kisha unë në dorë, nuk do t’ia hapja negociatat Shqipërisë. Le të merrja damkën e tradhëtarit më të madh, por nuk do ta bëja.

Jo, pa u bërë vend demokratik.
Jo, pa u bërë vend i së drejtës.
Jo, pa u bërë vend ku vota nuk shitet dhe blihet si mall ne pazar.
Jo, pa u bërë vend ku reformat nuk bëhen përmes pazaresh në kurriz të shtetit dhe popullit.
Jo, sepse ky është një vend ku ligjet i bëjnë për ti patur në arkivë, për t’ia treguar Brukselit, dhe jo për ti zbatuar, për të mirën e shoqërisë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb