Komisioni Europian ka përgatitur një listë me produkte amerikane, në nivelin e 35 miliardë eurove, që mund të taksohen si kundërpërgjigje ndaj një rritje të mundshme të të drejtave doganore amerikane mbi automjetet europiane, theksoi sot komisioneria për Tregtinë.


“Nëse do të ketë të taksa doganore, ne kemi një listë për të riekuilibruar. Ajo tashmë është gati, në nivelin e 35 miliardë eurove”, deklaroi Cecilia Malmstrom gjatë një dëgjese në Parlamentin Europian.


“Shpresoj se nuk do të kemi nevojë për ta përdorur”, shtoi ajo.


Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar prej disa muajsh se do të taksojë automjetet europiane për të mbrojtur industrinë amerikane, para se në maj t’i jepte BE-së një shtyrje me gjashtë muaj, për të negociuar një marrëveshje tregtare të limituar vetëm në produktet industriale (përveç automjeteve)./ATA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: