Brukseli i kërkoi sot të gjitha shteteve të BE-së të aplikojnë më mirë legjislacionin europian për të luftuar kundër pastrimit të parave, pas shumë skandalesh si ai që përfshinte bankën më të madha daneze, “Danske Bank”.

“Nuk mund të ketë në BE asnjë pikë të dobët që mund të shfrytëzohet nga kriminelët”, paralajmëroi komisionerja europiane e Drejtësisë, Vera Jourova, gjatë një konference për shtyp në Bruksel.

Për të përcaktuar si cilat kanë qenë mangësitë kryesore të aplikimit të rregullave, ekzekutivi europian ka studiuar dhjetë rastet e fundit të pastrimit të parave në institucione financiare brenda BE-së.

Ajo është fokusuar në institucione si “Danske Bank”, që ka qenë në zemër të skandalit për pastrim parashë mes viteve 2007 dhe 2015 ku bëhet fjalë për që vlerë që arrin në 200 miliardë euro. Ky veprim është bërë nëpërmjet filialit të saj estonez, një skandal që ka përfshirë gjithashtu edhe “Deutsche Bank”.

Në shënjestër të komisionit janë edhe banka malteze “Pilatus Banl”, në zemër të skandaleve financime të dyshimta të publikuara nga Daphne Caruana Galizia, gazetarja që u vra në tetor 2017, banka e tretë më e madhe në Letoni, ABLV, e akuzuar nga Uashingtoni për pastrim parash, por edhe banka franceze “Société générale”.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb