Nga: ZONJA KATERINA

Përbërësit:

1 bukë bagetë
150 gr djathë
2 vezë
1 lgj gjalpë
1-2 lgj vaj ulliri
Perime të ndryshme
Kripë, rigon
Piper i zi, piper i kuq

Fillimisht presim perimet në kubikë sa më të vegjël dhe i vendosim në një tas ku shtojmë kripë, piper të zi, piper të kuq, rigon, djathin e grirë në rende, vajin e ullirit dhe 2 kokrra vezë. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit.

Presim bukën në feta dhe çdo fetë e lyejmë me pak gjalpë. I vendosim fetat e bukës në një tavë dhe mbi çdo fetë buke vendosim nga masa e përgatitur me perime, djathë dhe vezë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë celsius derisa brusketat me perime të piqen mirë.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb