Në vitin 2018-të, të gjitha bankat të cilat do të pranojnë bilance jo të certifikuara nga Drejtoria e Tatimeve do të kenë masa ndëshkuese.

Banka e Shqipërisë është duke përgatitur rregulloret e reja të cilat do të hyjnë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm.

Në një intervistë për Televizionin Klan, Deniz Deralla, Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën Qendrore thotë se mosrespektimi i rregulloreve do të sjellë gjoba, masat për administratën dhe për vetë bankën.

“Nuk do të merren në konsideratë të dhënat konfidenciale por vetëm të dhënat zyrtare të kompanive dhe bizneseve.”- shprehet Deniz Deralla, drejtues i departamentit të mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë.

Pranimi vetëm i dokumenteve zyrtare do të jetë edhe për individët që marrin një kredi të madhe.

“Për kreditë e mëdha të idnividëve patjetër që banka do të kërkojë dokumentacioni zyrtar.”-theksin Deralla.

Banka e Shqipërisë në të ardhmen do të marrë masa të tjera të cilat do t’i detyrojnë bankat të kreditojnë bizneset të cilat menaxhohen si duhet.

“Një nga problemet madhore që ka biznesi është se vijon të menaxhohet e drejtohet ashtu si 20 vite më parë.”- shprehet kreu i departamentit të mbikëqyrjes në BSH.

Me këtë nismë synohet zbehja e informalitetit dhe frenimi i kredisë së keqe. Banka Qendrore mendon se kjo nismë po bëhet në kohën e duhur dhe nuk do të ketë efekte në rënien e huave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: