TIRANE-Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi në mbledhjen e së mërkurës, Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare.

Sipas njoftimit të BSH-së, pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike, monetare e financiare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.00%.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb