TIRANE- Kërkesa për kredi nga bizneset gjatë këtij tremujori ka pësuar një rënie. Këtë fakt e ka konfirmuar Banka e Shqipërisë me publikimin e aktivitetit kreditues për tremujorin e parë të vitit 2015.

“Ka shtrëngim të standardeve kredidhënëse nga bankat. Për të dytin 3-mujor radhazi ka shtrëngim për bizneset. Ka shtrëngim të lehtë të kredisë për individët”, -citohet në aktivitetin e BSH-së.

Nga ana tjetër, theksohet se gjatë 3-mujorit të dytë ka pasur përmirësim të kredidhënies.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb