TIRANË- Banka e Shqipërisë bëri të ditur se totali i depozitave në sistemin bankar gjatë muajit shkurt të këtij viti, arriti në 974 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 0.2% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Rritja e këtij treguesi gjatë muajit shkurt ka ardhur në pjesën më të madhe nga shtimi i kursimeve në lekë nga bizneset, të cilat janë zgjeruar me 1.9 miliardë lekë.

Ndërsa depozitat me afat të individëve kanë shënuar rënie. Ne shkurt 2015, totali i depozitave me afat të individëve në lekë (që përbën 74% të totalit të depozitave në monedhën vendase) arriti në 352.5 miliardë lekë. Me bazë vjetore (shkurt 2015/shkurt 2014) kursimet në lekë të individëve në banka kanë rënë me 6%.

E njëjta tendencë u konstatua dhe për valutën, ku depozitat e individëve u tkurrën me 5.4% me bazë vjetore.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: