TIRANË

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish përplasjes sot në Kuvend teksa deputeti Edi Paloka e spërkati me bojë stilografi. Sipas tij, veprimi i Palokës sot ofendoi mikun e shqiptarëve Talat Xhaferin, i cili ishte i pranishëm brenda seancës parlamentare për të ndjekur ratifikimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Një njeri i mençur ka thënë se asnjë nga sëmundjet e një shoqëri nuk i bënë dot asaj dot dëm më të madh sesa budallallëku. Luter King thoshte se nuk ka rrezik më të madh për botën sesa budallallëk i vetëdijshëm. Alkooli droga dhe duhani dëmtojnë shumë, por baballëku i vetëdijshëm dëmton edhe më tepër.

Problemi i budallait të vetëdijshëm është krenaria. Budallai ishte një person që hodhi bojën përpjetë në Kuvend. Që mos ta zgjasë, kjo vëllai im është e komplikuar dhe nuk është punë grushtesh e shqelmash. Është një lloj i veçantë budallai. Sot ishte dita kur të gjithë qytetarët e Maqedonisë i kishin sytë tek kuvendi shqiptar.

Për fatin më të keq u bë sot dita e budallait shembullor. Sot ishte dita e Arbër Xhaferit që sakrifikuan për flamurin, për historinë dhe për shqiptarët. Sot ne jetojmë përmes veprës së tyre. Opozita sot e ofendoi mikun e ardhur nga Maqedonia duke shkelur çdo traditë dhe normë shqiptare”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama e cilëson shfaqje turpëruese veprimin e sotëm të Edi Palokës, ndërsa këtë të fundit e quan “budalla” që turpëroi gjithë Parlamentin e vendin. Por pavarësisht kësaj, Rama thotë se nuk e humbet durimin, pasi përballë ka një pakicë që nuk do bëhet kurrë shumicë.

“Ata nuk e kanë me mua, por me ju. Unë vetëm jam pengesa mes tyre e jush, ndaj dhe nuk e humb durimin. Ata janë të zhurmshëm, të lodhshëm, janë një pakicë që nuk bëhen dot shumicë. Gjynah për ata që ju shkojnë nga pas… Ja pse them që kjo nuk është punë grushtesh dhe shkelmash, por është luftë që vazhdon mes mavrive me bojë e Shqipërisë që duhet të rrojë që të bëhet Zojë”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb