Gianluigi Buffon pranon se kur Federico Chiesa, i biri i ish-shokut të ekipit Enrico, debutoi ndaj tij në Serie A, mendoi se kishte ardhur koha të dilte në pension.

Federico ka lindur në tetor të vitit 1997, në një kohë kur Enrico ishte shok ekipi me Buffon te Parma.

Ai debutoi me Fiorentina-n në Serie A ndaj Juventus në gushtin e vitit 2016, në moshën 18-vjeçare

“Herën e parë që u përballa me Cheisa-n, u çorientova. Ishte hera e parë që luaja ndaj djalin e një ish-shoku ekipi dhe mendova se kishte ardhur koha të tërhiqesha nga futbolli,” shprehet 41-vjeçari për Eurosport.

“Gjithsesi, tan jam ndeshur ndaj disa prej tyre dhe e konsiderojë si një dhuratë nga Zoti, diçka për të cilën duhet të jem i lumtur.”

Tani te Paris Saint-Germain, Buffon gjithashtu ka luajtur ndaj të birit të ish-shokut të ekipit te Juve, Lilian Thuram.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: