HOLANDE – Një buf misterioz po terrorizon një qytezë të tërë në Holandë. Sipas “Euronews”, kryetari i bashkisë së Pumerend u bëri apel banorëve që të mos dalin natën pa një çadër, pasi rrezikojnë të sulmohen nga bufi. Sipas tij, çadra është e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten nga sulmet e bufit agresiv, që ka bërë një fole në pyll. Mediat vendase bëjnë të ditur se gjatë tre javëve, bufi ka sulmuar gjatë natës dhjetëra banorë të Pumerendit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: