TIRANE- Për ish ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Bujar Dugolli, koalicioni mes PDK-LDK është ai i duhuri për të nxjerrë vendin nga ngërçi ku është përfshirë që prej qershorit. Duke folur për emisionin Diplomaticus të gazetarit Erion Kaçorri në televizionin News 24, Dugolli, aktualisht dekan i fakultetit të Filozofisë në Prishtinë shprehet se qytetarët e Kosovës dhe vetë Kosova ka humbur shumë që nga muaji qershor i këtij viti pasi nuk u arrit të formoheshin institucionet si rezultat i ngërcit politik. “Une do e quaja një papërgjegjshmëri e liderëve të partive politike që nuk gjenin menyra për të ardhur deri te gjetja e një marrëveshje për ndërtimin e institucioneve të Kosovës dhe mendoj se në këtë aspekt Kosova ka humbur shumë. Tashmë do të jetë 8 dhjetori ku do të mbahet seanca konstituive dhe nga ajo mbledhje pritet të dalë edhe kryetari i kuvendit, kryeministri së bashku me qeverinë e cila do të jetë gjithpërfshirëse” shprehet Dugolli për News 24. I pyetur nëse koalicioni është legjitim në sytë e qytetarëve pas akuzave qe keto parti kanë leshuar kundër njëra tjetrës jo vetëm gjate fushatës por edhe gjatë qeverisjes së PDK-së,
Dugolli shprehet se Kosova ka vështirësi të mëdha në raport me faktorin ndërkombëtar, me njohjen e saj, me anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtare.
“Kosova ka zgjedhur rrugën e integrimit në BE, ka shumë ligje që kërkojnë 2/3 e votave në parlament dhe po të mos ketë një koalicion të gjërë që garanton funksionalitet të institucioneve, do të ketë vështirësi që të qeveriset. Edhe pse mund të ketë kritikë ndaj këtij koalicioni, mendimi im personal është se ne duhet të presim vazhdimin e punës që Kosova të ecë në rrugën e vet pasi gjatë kësaj periudhe ka humbur shumë kohe” deklaron ai.
“Në bazë të ligjit dhe kushtetutës është e pamundur që të kalohet partia që ka fituar të paktën edhe një deputet më shumë dhe kjo është e rregulluar me ligj. Gjithashtu faktori ndërkombëtar i fajësoi shumë partitë politike se përse nuk veprojnë si duhet dhe nuk e marrin seriozisht interpretimin e gjykatës kushtetuese dhe në fund u bindën që nuk mund te anashkalohet. Tani kemi një realitet të ri dhe ky realitet i ri ka qënë i domosdoshem për t’i lëvizur gjërat nga vendi.
Dugolli ndalet edhe te opozita në parlamentin e Kosovës ku sipas tij rolin kryesor do ta ketë lëvizja Vetevendosje, por edhe partia e zotit Haradinaj AAK apo Nisma e Fatmir Limajt do të kenë rolin e tyre për të bërë një opozitë shumë të mirë në Kuvend.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb