Botuesi Bujar Hudhri dhe një nga miqtë e gjeniut të letërsisë shqiptare, Ismail Kadaresë, u shpreh sot se ishte moment dramatik ai kur është njoftuar nga familjarët e tij, për atë që ndodhi.

Në një prononcim për mediat, pasi bëri homazhet në nderim të kolosit të letrave shqipe, Hudhri tha se ambulanca që transportoi Kadarenë nga banesa drejt urgjencës spitalore nuk kishte pajisjet e nevojshme për të dhënë ndihmën të sëmurit.

“Kur shkova në banesën e Kadaresë, ai ndodhej në holl, se shtëpia ku ai jetonte kishte një holl të madh.

E morëm, e zbritëm me ashensor, ishte në gjendje gati të ngrirë. Pastaj e hipëm në ambulancë, një ambulancë shumë e thjeshtë, pa ndonjë impiant që mund ti vijë në ndihmë të sëmurit dhe me zor kemi çarë rrugët e Tiranës, ku pavarësisht se ulërinte sirena, njerëzit nuk hapnin rrugën.

Mbërritëm në QSUNT, atje mjekët u mobilizuan, pamë një gadishmëri të madhe, duke kuptuar se diçka nuk shkonte, derisa gjithçka heshti”, tha Hudhri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb