TIRANË

Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka folur për gazetarët pas takimit në Presidencë me Kreun e Shtetit Ilir Meta.


Nishani është rreshtuar në mbrojtje të qëndrimit të Presidentit Meta për Gjykatën Kushtetuese, teksa komentoi edhe dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias. Ai foli dhe për një tendencë për minuar institucionin e Presidentit të Republikës.


“U njoha me çështje të pabëra ende publike nga ana e presidentit që tregojnë për një tendencë për të minuar institucionin e presidentit dhe besueshmërinë e proceseve shtet ndërtuese në vend ndaj e mbështes plotësisht presidentin në qëndrimin e tij kushtetues në mbrojtje të integritetit të atij që është si një proces që shqiptarët po e mbajnë gjallë besimin, reformën në sistemin e drejtësisë, por mbi të gjithë respektin ndaj shtetit të së drejtës”, deklaroi ish-presidenti Nishani.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai nuk ka pranuar të bëjë komente mbi deklaratat e ambasadorëve dhe ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta.

“Nuk bëj komente të asnjë ambasadori, respektoj statusin diplomatik të çdo selie diplomatike dhe ambasadori në vendin tonë, ashtu siç për mua është shumë e rëndësishme që mbi gjithçka në këtë vend secili prej nesh të respektojë kushtetutën e vendit dhe ligjet e këtij vendi”.

Sa i përket sugjerimit për një opinion nga Komisioni i Venecias, Nishani deklaroi se çështja e komisionit të Venecias, nuk ka asnjë lloj baze, asnjë arsyetim ligjor.

“Çështja e Venecias është një cështje që nuk ka asnjë lloj baze në një arsyetim as politik e as ligjor. Në rastin e reformës në drejtësi po edhe në rastin konkret i ka dhënë në mënyrë eksplicite rekomandimet e saj. Janë tre cështje që nuk kanë nevojë për interpretim por për zbatim. Janë tre cështje që janë mjaft të qarta, janë shkruar në kushtetutë mbi bazën e rekomandimeve të Venecias”, deklaroi Nishani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb