Ish-Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli i ka uruar shërim të shpejtë  ish-homologut të tij, Bujar Nishani i cili ndodhet jashtë shtetit pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua.

Pacolli shkruan se është në dispozicion të familjes Nishani.

“Nga zemra lutem dhe i uroj mikut tim dhe Ish-presidentit shqiptar Bujar Nishani shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë në familjen e tij. Unë jam në dizpozicion të plotë të familjes Nishani në këto momente.”

Nishani u transferua  në spital në Gjermani për një trajtim më të specializuar për pneumoninë bilaterale me insuficience respiratore, nga e cila po vuan si komplikacion i shkaktuar nga koronavirusi. Sipas burimeve, zoti Nishani kaloi 2 javë më parë COVID-in dhe u trajtua në kushte shtëpie, dhe 2 ditë më parë u shfaqen komplikacione post-Covid. Sipas burimeve nga spitali, gjendja e tij është mesatare e rënduar me 6 deri 7 litra oksigjen.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb