Bujqësia dhe Blegtoria janë sektorët më të rrezikuar nga katastrofat natyrore e megjithatë fermerët dhe blegtorët mbeten sërish më të pasiguruarit. Sigal Uniqa Group Austria është e vetmja kompani sigurimesh në Shqipëri e cila ka të siguruar fermerë e blegtorë dhe vitin e kaluar i ka dëmshpërblyer ata me shuma të mëdha parash për shkak të dëmeve nga përmbytjet.
Drejtori i Përgjithshëm i kësaj kompanie, z. Avni Ponari, i ftuar në takimin e Dhomës Austriake të Ekonomisë për të diskutuar mbi sigurimet në agrikulturë, na tregon më tepër për problematikat e sigurimeve në këtë industri.
Humbjet për çdo fermer apo pronar biznesi për këtë sektor mund të jenë të papërballueshme duke rrezikuar kështu vazhdimësinë e tij.
(BalkanWeb)