Nga: ZONJA KATERINA

1 bukë, 2-3 lgj pure domate, 1 lç rigon, 1 lgj vaj ulliri, Kripë, piper, borzilok, 1 domate në kubike, 1 qepë të prerë në fije, 1 spec të kuq gogozhare, 150 gr sallam, 100 gr djathë të bardhë, 100 gr djathë të verdhë

Hapim bukën lartë nga pjesa e korës duke e lenë koren si një kapak. Largojmë pak nga pjesa e tulit dhe bëjmë mbushjen fillimisht me një shtresë me salcë domateje spërkatur me kripë, piper, rigon, vaj ulliri dhe gjethe borziloku. Më pas vendosim me rradhë përbërësit e tjerë. E mbyllim mbushjen me koren e bukës dhe në fund e spërkasim me pak djathë të verdhë dhe vende vende vendosim me majën e thikës disa kubikë sallami. E vendosim bukën të piqet në furrë të nxehtë për 10-15 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: