Nga: ZONJA KATERINA

1 kg miell (300 gr miell integral /400 gr miell gruri me krunde /300 gr miell i zakonshëm)
600 ml ujë të vakët
2 zarfa maja
1 lugë supe sheqer
2 lugë supe kripë
1 lç turmerik (kurkuma)
½ lç piper
¾ filxhan vaj
Fara susami

Marrim një tavë të madhe të cilën e vendosim të qendrojë pjerrtazi duke i vendosur një pecetë kuzhine poshtë. Hedhim në njerën anë (nga ana e ngritur) miellin të trazuar me kripën, ndërsa në anën tjetër të tavës hedhim ujin, majanë dhe sheqerin. Fillojmë e përziejmë duke shtuar avash-avash miellin sa të bëhet një brumë buke. Lyejmë duart me pak vaj dhe e punojmë mirë brumin me duar. E vendosim brumin e bukës spërkatur mirë me fara susami në një tavë të lyer me pak vaj. E mbulojmë tavën me një tavë tjetër më të madhe. Ngrohim furrën në 50 gradë Celsius dhe vendosim tavën me bukë brenda për 1 orë. Pasi të ketë kaluar 1 orë, ngrejmë temperaturën e furrës në 220 gradë Celsius dhe e lemë bukën të piqet për 45-50 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb