Nga zonja Katerina
Përbërësit
1 kg miell altamura, 1 lç maja pluhur, 1 lç kripë, 1 majë luge sheqer, 550 mll ujë.
Përgatitja
Përziejmë majanë me sheqerin, kripën, miellin dhe ujin e vakët. I punojmë mirë ingredientët derisa të realizohet një brumë që të shkëputet nga dora. E mbulojmë brumin e përgatitur me një membranë dhe e lemë në një ambjent të ngrohtë për rreth 1 orë derisa brumi të rrisë volumin.
Pas këtij minutazhi e punojmë përsëri brumin me duar. Lyejmë një tavë me pak vaj dhe vendosim brumin e bukës, të cilin e lemë të vijë përsëri për 25-30 minuta.
Me pas e vendosim bukën në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.