Nga Zonja Katerina
Përberesit

500 gr miell, 1 lç maja të thatë, 200 gr ullinj, 1 qepë të grirë hollë, 2-3 lgj vaj ulliri, 1 ½ ujë të vakët, Kripë, piper, Rigon, rozmarinë, etj.


Përgatitja

Në një enë hedhim miellin dhe majanë, e përziejmë, më pas shtojmë pak kripë dhe ujin e vakët në mënyrë graduale. E punojmë mirë brumin derisa të shkëputet nga anët e enës. E punojmë me duar duke e ndihmuar pak me miell dhe e lemë të pushojë mbuluar me pecetë për 20 minuta.


Pasi brumi të jetë gati e punojmë edhe njëherë me duar dhe më pas e presim në pjesë të vogla. Shtojmë qepën e grirë imët, ullinjtë të prerë në copëza dhe erëzat sipas dëshirës. i bashkojmë mirë të gjithë përbërësit në mënyrë që erëzat, qepa dhe ullinjtë të njesohen me brumin.


Lyejmë një tavë me pak vaj dhe vendosim brumin e përgatitur të bukës me qepë dhe ullinj. Vendosim një pecete kuzhine mbi brumin dhe e lemë të pushojë për 30 minuta. Më pas e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 25-30 minuta.

(Vila24/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: