NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

500 gr miell
300 ml ujë
8 gr maja të thatë
1 majë luge sheqer
1 lk kripë
1 lk rigon
3-4 lgj vaj
100 gr ullinj të grirë
100-150 gr djathë të bardhë

Përgatitja
Fillimisht sitim miellin.

Në një enë hedhim ujin e vakët, majanë dhe sheqerin dhe i trazojmë. Më pas shtojmë miellin dhe fillojmë ta përziejmë mirë. Në fund shtojmë kripën dhe e punojmë mirë brumin derisa të fitojë elasticitet. E lemë më pas brumin të pushojë dhe të fryhet.

Pasi brumi të ketë ardhur e vendosim në tavolinën e punës të cilën e kemi pudrosur me pak miell. E hapim brumin e bukës dhe shpërndajmë në të djathin e bardhë duke e thërrmuar, më pas shpërndajmë ullinjtë dhe në fund e spërkasim sipërfaqen e bukës me rigon dhe vaj ulliri. E mbledhim bukën role, e vendosim në një tavë dhe e fusim në furrën e parangrohur në temperaturën 170 gradë Celsius për 45-50 minuta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb