Nga: ZONJA KATERINA

500 gr miell misri
5-6 kokrra vezë
1 litër qumësht / ujë
200 gr djathë të bardhë
100 gr djathë të verdhë
100 gr gjalpë
Kripë, piper

Ngrohim qumështin dhe shtojmë miellin duke e përzier sa të lidhet. Rrahim vezët, shtojmë pak qumësht të ngrohtë në mënyrë që të rregullojmë temperaturën që vezët të mos priten dhe i shtojmë tek brumi që kemi përgatitur. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe shtojmë gjalpin dhe dy llojet e djathit të grirë imët. Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe hedhim masën e përgatitur të cilën e vendosim të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 45 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb