Nga Zonja Katerina
Përbërësit

3 filxhanë miell misri, 2 filxhanë kos, 2 vezë, ½ lugë sodë buke, ½ filxhan vaj ulliri, Kripë.


Përgatitja

Trazojmë fillimisht vezët me kosin, më pas shtojmë vajin dhe vazhdojmë ta trazojmë. Në fund shtojmë miellin e misrit të trazuar me sodën e bukës dhe me pak kripë. E punojmë mirë brumin e bukës së misrit dhe e vendosim në një tavë të spërkatur me pak miell. E lyejmë me pak vaj sipërfaqen e bukës së misrit dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 25-30 minuta.


(Vila24/BalkanWeb)


Etiketa: