MAT– Edhe pse mori tre jetë njerëzish, dhe la të plagosur një tjetër, pasditen e 11 tetorit në fshatin Shëlli të Matit, autori i masakrës, nuk ka shfaqur pendesë për krimin e rëndë

Burime për ‘BalkanWeb’ thanë se gjatë momentit të shoqërimit në Komisariatin e Burrelit, Kujtim Koxha nuk është shfaqur i penduar, ndërsa ka refuzuar të mbrohet me një avokat të caktuar nga shteti. Koxha mësohet të jetë shprehur se avokatin për në seancë gjyqësore do e gjejë ai vetë.

43731737 10213777401371281 5800897879266557952 N

Më pas, gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit e çështjes, autori i ngjarjes së rëndë është justifikuar me fjalët se njëri nga viktimat e kishte fyer dhe e kishte qëlluar me shuplakë.“Njëri nga ata më qëlloi në shuplakë dhe më tha je i dehur. Më pas nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur”, është shprehur ai.

Menjeherë pas mbërritjes në komisariat Kujtim Koxha ka kërkuar për të ngrenë. ‘Bukë se vdiqa nga uria’- ka thënë ai, raporton ‘BalkanWeb’

Shkak i krimit të 3-fishtë u bë rruga e fshatit Shëlli, ku punonjësit e Bashkisë po kryenin punime.  Nga breshëria e plumbave Mentor Hoxha ndërroi jetë në vend, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi vdiqën në spital.

Koxha ishte një person problematik në fshatin e tij. Raportohet se para disa ditësh Koxha kishte qenë në spital, pasi ishte plagosur me thikë nga vëllai i tij pas një konflikti. 51-vjeçari kishte qëndruar i shtruar për disa ditë në spitalin e Burrelit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb