Rreth 205 kg ishte pesha e mbetjeve të mbledhura vetëm në një ditë në Shen Jan, në afërsi te Parkut Kombëtar Detar në Karaburun Sazan. Një aksion pastrimi i organizuar në kuadër të iniciativës globale “Dita Ndërkombëtare e Pastrimit të Plazhit”, nxori në pah shifrat alarmante të ndotjes së detit në një prej zonave bregdetare që supozohet të jetë ndër më të pastrat në vijën tonë bregdetare.

Parku i mbrojtur Karaburun-Sazan është një ndër pasuritë më të mëdha të Shqipërisë. Ka bukuri të mahnitshme në këtë park por që çdo ditë janë nën kërcënimin shkatërrimit të tyre.

Për këtë arsye, një projekt i dedikuar për mbrojtjen e Parkut detar funksionon prej disa vitesh në Vlorë. Në Rradhimë është ngritur një qëndër vizitorësh atje ku bashkohen të gjithë aktorët e përfshirë në  projektin “Përmirësimi i Mbulimit dhe Efektivitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Detare e Bregdetare” që janë angazhuar për ruajtjen e ekosistemeve  të parkut Kombëtar Detar. Një grup i përkushtuar i projektit te UNDP, punojnë çdo ditë me shumë pasion në përpjekje për të ruajtur të paprekur Parkun kombëtar Detar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pranë qëndrës së informacionit gjendet edhe ajo e riaftësimit dhe Shpëtimit të breshkave Detare. Përgjatë vitit që shkoi, shtatë breshka Caretta caretta i janë nënshtruar rehabilitimit në qendër. Ka një ekip të dedikuar për shpëtimin e breshkave ku përfshihen edhe biologë e veteriner që mundësojnë mjekimin e këtyre breshkave të rralla dhe kthimin e tyre në det.

Ka specie të rralla në Parkun Kombëtar Detar për të cilat ekipi i kësaj qendre është angazhuar t’i mbrojë duke u përpjekur dita ditës të afrojë në këtë projekt aktorë të ndryshëm nga organizatat ndërkombëtarë por edhe pushteti vendor. Në këtë park gjenden livadhet e Posidonias, Brigjet Koralogjene, Llojet e ndryshme peshqish, Breshka e Detit , atje gjendet edhe një specie si Foka Murgeshë shumë e rrallë për brigjet mesdhetare. Në këtë park gjenden 36 specie detare. Këto specie janë sot të rrezikuara dhe janë te përfshira në konventa ndërkombëtare te mbrojtjes;

Për ruajtjen e tyre është angazhuar projekti i UNDP me mbështetjen e qeverisë Italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për bashkëpunim dhe zhvillim duke realizuar një aktivitete të dedikuara për mbrojtjen e Parkut Detar. Komponentët kryesore te punës se projektit janë forcimi i modelit të praktikës menaxhuese për zmdb-të në Shqipëri (Zonat e Mbrojtura Detare), forcimi i kapacitetit institucional bazuar në qeverisje dhe mbështetje për rrjetin e zmdb-ve dhe ndihmese për krijimin e një rrjeti të zmdb-ve duke u bazuar ne modelin e zonave të mbrojtura Karaburun-Sazan.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndotja dhe mbetjet ne det

Nga studimi i ndotjes në plazhet në anën lindore të Gadishullit të Karaburunit, rezultoi se sasia e njësive ndotëse detare të gjetura në çdo vend varion nga 687 njësi ndotëse në plazhin e Shën Vasilit, në 5440 njëso ndotëse në zonën e Dhimëkushtës (me një maksimum prej 10095 njësi ndotëse në plazhin Dhimëkushtë. Sipas studimit të UNDP-së, dendësia mesatare e mbetjeve në plazh varion nga 0.99 njësi/m2 në plazhin e Shën Vasilit, në 64.6 njësi/m2 në zonën e Dhimëkushtës. Kjo është pothuajse 100 herë më e lartë se mesatarja e plazheve në detet Adriatik dhe Jon (0.67 njësi/m2). Studimet teknike mbi ndotjen detare u shoqëruan me aktivitetin e pastrimit të plazheve, i planifikuar në kuadër të iniciativës globale “Dita Ndërkombëtare e Pastrimit të Plazhit”. Pesha totale e mbetjeve të mbledhura arriti në 205 kg vetëm ne plazhin e Shen Janit!!!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Riciklimi

Që nga qershori 2018, rreth 24 operatorë ekonomikë (kryesisht hotele & restorante) aplikojnë grumbullimin e vajit të përdorur të gatimit në depozita të veçanta, sipas një grafiku të miratuar; ata asistohen nga kompania e specializuar e riciklimit e cila gjithashtu shpjegon dhe informon mbi iniciativën e riciklimit. Në total janë mbi 1800 kg vaj i mbledhur dhe i dërguar në kompanitë e specializuara të riciklimit.

Një nga angazhimet serioze te projektit është edhe forcimi i mbështetjes institucionale e posaçërisht i strukturave dhe autoriteteve te ngarkuar me menaxhimin dhe administrimin e rrjetit te zonave te mbrojtura detare. Ne ketë aspekt punohet vazhdimisht për forcimin e kapaciteteve, njohurive dhe çka është me e rëndësishmja, për koordinimin dhe ndërveprimin e autoriteteve dhe specialisteve përkatës, administratat dhe grupet e interesit, pajisjen e tyre me njohuritë dhe instrumentet e duhur, për të mbështetur menaxhimin dhe monitorimin e rrjetit të Zonave të Mbrojtura.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb