Georgina Rodriguez ka punuar si dado në Mbretërinë e Bashkuar vetëm pak muaj më parë se të njihte të dashurin e saj Cristiano Ronaldo.

Bukuroshja spanjolle postoi në tetor të 2015 një lajmërim për punë në forumin e “Dulwich” në jug të Londrës dhe që prej atij momenti u punësua si dado. Për këtë ajo shprehet se është mjaft e lumtur dhe nuk e ka aspak problem për të ndihmuar në punët e shtëpisë, ku specifikisht ishte e punësuar për t’u kujdesur për 2 fëmijë, raporton “The Sun”.

Georgina shton gjithashtu se ndihet krenare për arsyen se kjo ishte hera e parë kur arriti që të fitonte vetë të ardhurat e saj, ndonëse ishin modeste. 22 vjeçarja nuk merrte më shumë se 80-100 paund në javë, një shumë qesharake për Ronaldon i cili arrin t’i fitojë kaq para vetëm në një minutë.

Më pas Rodriguez u transferua në Madrid, atje ku punoi si asistente në një dyqan “Gucci”. Besohet se bukuroshja zeshkane kapi syrin e Ronaldos në zonën VIP të një ngjarje të “Dolce Gabbana”.

Që prej atij momenti, Rodriguez tashmë i është përkushtuar modelingut.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb