GJIROKASTËR- Pamjet që shihni vijnë nga banesa e prindërve të Kostandinos Kaçifas, i riu minoritar që mbeti i vrarë dje gjatë një përplasje me arme me policinë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Bularat të Gjirokastrës.

Në shtëpinë me portë blu dhe me oborrin me shumë lule, shkallët e ndërtuara me pllaka guri, ka pllakuar zia, ndërkohë që gra të veshura me të zeza shkojnë për ngushëllim. Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se varrimi i 35-vjeçarit, baba i një vajze, nuk do të bëhet ditën e sotme, ndërkohë që trupin e tij të pajetë pritet ta marrë nga morgu familja. Ndërkohë, në familjen e Kacifas ka shkuar edhe konsulli grek Vasileos Tolos, pasi ata janë pjesë e minoritetit grek.

Ndonëse ai kishte lindur dhe ishte rritur në Bularat, Kaçifas jetonte prej kohësh në shtetin helen, ndërsa pak kohë më parë ishte divorcuar. Po ashtu mësohet se dy motrat e tij prej kohësh jetonin në Athinë, ndërkohë që pas lajmit të kobshëm ato shkuan pranë prindërve të tyre në Bularat, të cilët kanë hapur dyertë e mortit.

Kujtojmë se gjithçka nisi paraditen e djeshme, pasi Kaçifas gjatë festimeve për festën kombëtare të Greqisë qëlloi me armë në ajër dhe pasi pa që po afrohej patrulla e policisë, hapi zjarr dhe ndaj makinës së bluve. Kaq mjaftoi që më pas situata të precipitonte, ndërsa në aksionin për kapjen e tij mori pjesë FNSH, si dhe forcat speciale RENEA, ku kjo e fundit iu kundërpërgjigj 35-vjeçarit me armë, pasi ai qëllonte pa pushim. Njëri nga plumbat e policisë, preku në gjoks minoritarin, duke i shkaktuar atij vdekjen.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb