Të paktën 6 persona janë ndaluar nga policia e Gjirokastrës, mes të cilëve edhe kreu i OMONIA-s në Himarë, Fredi Bejleri.

Mësohet se policia i ka ndaluar të shoqëruarit rrugës drejt fshatit Bularat, ku edhe po zhvillohej ceremonia përkujtimore e të ndjerit, Konstantino Kacifas. Shoqërimi i Fredi Bejlerit  dhe  5 personave të tjerë, është bërë për verifikim.

Kujtojmë se ceremonia përkujtimore e Kacifas ka zgjatur për rreth 90 minuta.

Pas meshës në kishën e Bularatit dhe vizitës në varreza, rrethi i ngushtë familjar ka vijuar me drekën, ndërsa nuk ka pasur manifestime ashtu si në ceremoninë mortore. Ka pasur edhe kthime masive të shtetasve grekë që kanë dashur të hyjnë në territorin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë e 40-ave të Kacifas.

Ndërkohë, policia e Sarandës më herët ka arrestuar edhe një polic grek, i cili ishte nisur  në drejtim të fshatit Bularat, ku shoqëronte edhe një deputet të shtetit fqinj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb