TIRANE– Kreu i PD, Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e konsideroi si pisllëk deklaratën e ish kryeministrit Sali Berisha në lidhje me vrasjen e ekstremistit grek në Gjirokastër.

Përmes një postimi në Facebook, Basha thotë se bashkëqeverisja e Ramës me krimin është fakt dhe se ai sulmon me gjuhë banditi ish kryeministrin me shpresën se mund ta zhvendosë sadopak vëmendjen.

Statusi i plotë i Bashës:

Bashkëqeverisja e Ramës me krimin është fakt. Bashkëpunimi me krimin për blerje votash është i provuar. Rama nuk ka asnjë shans të mbrojë as veten e as ministrat, ish ministrat, deputetët e kryebashkiakët kriminelë nga përballja me drejtësinë e vërtetë. Nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të flasë përçart, duke sulmuar me gjuhë banditi ish kryeministrin, me shpresën e kotë se mund ta zhvendosë sadopak vëmendjen e mund të fitojë pak kohë për të mbyllur skandalin e rradhës. Turpi kombëtar ka emrin dhe fytyrën e tij!

Capture

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb