TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Bularat të Gjirokastrës, ku pas një shkëmbimi me armë zjarri, mbeti i vrarë minoritari grek Kostandinos Kaçifas.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha theksoi se Kaçifas hapi zjarr ndaj policisë për motive ekstremiste. Berisha teksa i ka dalë në mbrojtje policisë, ka ngushëlluar familjarët e viktimës.

“Me kete rast bej thirrje per nderprejen e histerise primitive antishqiptare ne Athine dhe asaj antigreke ne Tirane, qe nuk i sherbejne as te vertetes dhe as bashkepunimit mes popujve dhe vendeve tona”, shkruan Berisha.

REAGIMI I BERISHES
Deklarate per ngjarjen ne Bularat!
Te dashur miq, dje nje banor i Bularatit, anetar ne forcat e armatosura te Greqise ka hapur zjarr per motive ekstremiste edhe ndaj policise. Natyrisht ne çdo rast qe hapet zjarr drejt policise kesaj te fundit i lind e drejta ligjore te neutralizoj burimin e zjarrit.
Kur them te neutralizoje nenkuptoj me kete dorezimin e kriminelit qe hap zjarr, plagosjen e tij dhe se fundi edhe asgjesimin e tij kur dy te parat jane ta pamundura.
Pavaresisht aktit te denueshem qe vuri ne rrezik forcat e rendit, i shpreh ngushellime njerezore familjes se viktimes. Duke denuar disa reagime zyrtare te Athines por edhe te Tiranes, qe duan te perdorin rastin per qellime politike. Konsideroj te nevojshme nje hetim te plote dhe transparent te kesaj ngjarje.
Me kete rast bej thirrje per nderprejen e histerise primitive antishqiptare ne Athine dhe asaj antigreke ne Tirane, qe nuk i sherbejne as te vertetes dhe as bashkepunimit mes popujve dhe vendeve tona! sb
(ed.me/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb