TIRANE

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD, Tritan Shehu ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama për ngjarjet në Bularat si dhe marrëdhëniet greko-shqiptare.

Shehu i konsideron si të papërshtatshme dhe jo etike deklaratat e Ramës, pasi sipas tij tentoi të marrë rolin e të “fortit”, ndërsa mbas 48 orësh u detyrua të veshi petkun e “kapitulluesit”

Statusi i plotë:

Ankohet Kryeministri se po sulmohet nga Shqiperia e nga Greqia…!! Ne fakt keshtu mund te jete, por jo pa arsye. Arsyeja qendron jo vetem tek ngjarjet e Bularatit, por ne nje vazhde 6 vjecare te tij e te Qeverise se tij ne maredheniet shqiptaro-greke. Ndodh keshtu kur artificialisht, mbasi ke trumbetuar per “zero probleme me fqinjet”, i shkatërron qellimshem e ne menyre aventureske ato maredhenie e me tej kur je i detyruar te “miqesohesh” shkon ( apo te cojne) ne tryeze i “kapitulluar”. E njejta skeme edhe per ate ngjarje, qe kishte ne zanafille indokrinimin ekstremist te te ndjerit, por qe Kryeministri e shoqeroi me disa deklarata aspak te pershtateshme dhe jo etike, qofte si reagim te tij edhe ndaj atyre prononcimeve te matura e vizionare, qe ne ate mori ekstremizmash kerkuan te vendosnin aresyen. Ai vertet ato dite tentoi te marre rolin e te “fortit”, por perseri jo me shume se mbas 48 oresh u detyrua te veshi petkun e “kapitulluesit”!! Pra fajin Kryeministri duhet ta kerkoje ne radhe te pare te vetja e politikat e tij, e jo tek “qiriet Kadrinj”….

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb