Zëvendësministër i Jashtëm Jorgos Katrugalos iu është bashkuar reagimeve pas vrasjes së minoritarit grek Konstandinos Kaçifas, i cili u ekzekutua pas një shkëmbimi zjarri me RENEA-n.

Zyrtari tha se Greqia zyrtare ka kërkuar që të zbardhet ngjarja në fjalë, duke bërë hetime të përbashkëta. Sipas zv.ministrit, po ashtu duhet të hetohet nëse mund të shmangej vrasja e ndodhur në Bularat të Gjirokastrës.

“Ministria e Jashtme greke ka kërkuar të hidhet dritë e plotë në çështje, të mësojmë çfarë ka ndodhur dhe nëse mund të shmangej vrasja, nëse policia mori të gjitha masat. Prioritet mbetet mbrojtja e të drejtave të minoritarëve, por edhe moslejimi-nga të dy palët reciprokisht-të mos preken marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. Në nivel autoritetesh policore janë në kontakt nga momenti i parë. Kemi kërkuar ndërhyrjen e prokurorisë së Janinës, të marrin pjesë në hetime, të sqarohet ngjarja, shkaqet e vërteta të aktit”, tha zv.ministri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb