KOSOVE – Muzika shqiptare edhe pse kritikohet shpesh, cdo ditë e më shumë ajo po sundon në Ballkan. Jemi mësuar që më shumë raste të dëgjojmë kur këngëtarët shqiptarë vjedhin këngë të huaja e sidomos nga shtetet fqinj, por si duket gjërat kanë ndryshuar. Këtë herë këngëtarët bullgar Maria dhe reperi i njohur DEE, kanë huazuar këngën hit të këngëtares shqiptare, Dhurata Dora.

Siç raporton Magazina.al, bëhet fjalë për hitin “A bombi” i cili është publikuar dje më 13 qershor, në versionin e gjuhës bullgare, ndërsa Dhurata Dora këtë këngë e kishte publikuar në vitin 2014.

Nuk dihet nëse kjo këngë është risjell me marrëveshje pas dy viteve me këngëtaren shqiptare, por ajo është hedhur në Youtube dhe në të nuk figuron askund e drejta autoriale e cila i takon këngëtares shqiptare. Për më shumë dëgjoni të dy këngët.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb