Qeveria e përkohshme bullgare nën udhëheqjen e kryeministrit, Dimitar Gllavçev, mori zyrtarisht detyrën pas ceremonisë së betimit që u mbajt në Parlament, raporton Anadolu.

Gllavçev dhe 19 ministra të kabinetit të përkohshëm morën pjesë në ceremoninë e betimit të mbajtur në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit.

Ndërkaq, presidenti Rumen Radev, publikoi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme të përgjithshme, të cilat do të mbahen për të 7-tën herë në 3 vitet e fundit, më 27 tetor.

Qeveria e përkohshme e cila detyrën do të përgatisë vendin për zgjedhjet e parakohshme.

Në Bullgari nuk mund të krijohet një qeveri për shkak të paqëndrueshmërisë politike 3-vjeçare.

Shkalla e pjesëmarrjes në zgjedhjet e fundit të parakohshme të mbajtura në Bullgari më 9 qershor ishte 34 për qind. Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme të 27 tetorit pritet të jetë edhe më e ulët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: