Kryeministrja në detyrë, Goritsa Grancharova-Kozhareva, dhe presidenti Rumen Radev.

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka zgjedhur Goritsa Grancharova-Kozhareva në postin e kryeministres në detyrë të vendit.

Grancharova-Kozhareva, që deri më tani ka qenë kryetare e Dhomës së Auditimit, tani duhet të emërojë kabinetin në detyrë të Bullgarisë.

Qeveria e re duhet të dërgojë emrat e kabinetit më së largu deri më 19 gusht.

“Që nesër, unë do të nisë të bisedojë me ministrat aktualë dhe ekspertët e tjerë”, tha Grancharova-Kozhareva

Vendimi i Radevit, i bërë publik më 9 gusht, vjen pasi partitë politike dështuan në tri përpjekje për të formuar një Qeveri, pas mbajtjes së zgjedhjeve më 16 qershor.

Radev tha se zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare me gjasë do të organizohen më 20 tetor.

Këto do të jenë zgjedhjet e shtata parlamentare në tre vjet në Bullgari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: