Të jesh mësues… – Kjo fjali është shkruar me mijëra herë dhe gjithnjë duket se ka diçka për të thënë. Në një ditë kur vëmendja është drejt mësuesit, ne vetë duhet të bëjmë disa pyetje për atë që vazhdon të na lidhë me këtë profesion, me pasionin e mësimdhënies. Por më së pari është nevoja për një përgjigje – A e kanë edhe pasion sot mësimdhënien mësuesit, apo vetëm profesion? A rrezikohemi ne që të shkojmë vetëm te mësimi duke harruar shkallët e nevojshme të eduukimit, të krijimit të vetëdiojes si qytetarë, si njerëz që duhet të kërkojnë vlerat?

Natyrisht, sfidat e sotme në punën tonë nuk janë si ato të mësuesve tanë, e as tëa tyre që hapën shkollat e para. As fëmijët e sotëm nuk janë brezi ynë, apo i disa brezave të mëparshëm. Ndaj dhe përgjigjet e pyetjeve që vijnë sot përballë nesh nuk janë të lehta. Por këtu qëndron dhe e bukura në këtë pasion, që për të patur përgjigje për sfidat e përditshme na nevojitet të kombinojmë përvojën me realitetin, të lexojmë të tashmen pa harruar të shkuarën, të gërshetojmë zhvillimin pa mohuar traditën.

Dhe padyshim, në këtë sfidë tonën të përditshme, një sfidë që do ta veçoja, pasi lidhet edhe me çdo familje dhe që ndikon shumë në mësimdhënie, është gjetja e rrugëzgjidhjeve për t’u përballur me bullizmin. Ne duhet të jemi përballë kësaj sfide pasi k fenomen nuk prek thjesht një fëmijë ndryshe nga ne. Bullizmi nuk prek vetëm nxënësit. Bullzimi prek mësues, prindër dhe ka pasoja në mënyrën se si përballim veten dhe dijen për botën.

Në këtë proces, duhet të mos harrojmë kombinimin mes nesh, prindërve dhe nxënësve, për të shmangur gjuhen e dhunës dhe urrejtjes që, shpesh, krijon mes nxënësve një hendek të pakapërcyeshëm. A nuk jemi ne të shqetësuar për dhunën që ndodh tashmë edhe në platforma online, ku tjetri është objekt i talljes dhe cinizmit, pa e ditur se një komunikim i tillë rrezikon jo vetëm shëndetin mendor, por gjithë jetën e atyre që janë viktimë e këtyre fenomeneve?

Nëse nuk kemi folur, nëse nuk kemi bërë aq sa duhet, nëse nuk kemi gjetur kurajën të ballafaqohemi, kjo është pikërisht ajo ditë që na kujton se, ata që themeluan shkollat shqipe kanë patur në qendër të vëmendjes jo thjesht mësimin e germave të gjuhës, por fuqinë e saj, kuptimin e saj, edukimin e brezave me një vetëdije për tjetrin, për atdheun.

Bullizimi është sot armiku i krijimit të një shoqërie me vlera. Dhe ne, të parët, duhet që këtë sfidë ta shpallim si sfidën tonë dhe jo të nxënësve. Ky debat është i rëndësishëm që më së pari të ndodhi mes nesh, në forkumet e mësuesve, dhe ne të gjithë të gjejmë zgjidhje që rë kthjehet në një debat me prindër e nxënës, që të gjithë së bashku t’i japim një kuptim betejës që kemi në profesionin tonë.

Nuk është e lehtë. Jo thjesht se nxënësit kanë më shumë mjete për të bullizuar tjetrin. Por për faktin se vetë shoqëria duhet të ketë një përkujdesje më të fortë për figurën e mësuesit, që vetë mësuesi më pas të jetë nën peshën e kësaj përgjegjësie.

Të jesh mësues… do të thotë të sfidosh vetveten përballë asaj që duket e pamundur. Por, ne e dimë shumë mirë, se mungesa e autoritetit tonë në krijimin e vetëdijes qytetarë është me pasoja më të forta se çdokush tjetër në jetën e mëvonshmne të nxënësve të sotëm.

Ndaj, le të bëjmë një urim pë rata që dinë se ky pasion është një udhëtim mes sfidash, por që nuk mund të ndalet, pavarësisht asaj që na tërheq çdo ditë drejt pesimizmit.

*Mësuese

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb