Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar punën dhe si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi K.M., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, në lagjen e Re, Bulqizë, shërbimet e Policisë kanë kapur 23-vjeçarin duke organizuar veprimtarinë e lojërave të fatit nëpërmjet celularit të tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celular, 10 televizorë, 1 kompjuter dhe një sasi vlere monetare.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.