Masivet pyjore të Bashkisë së Bulqizës vijojnë të përballen me raste të zjarrvënëses. Ende nuk dihet nëse zjarret e rëna përgjatë muajit Gusht kanë qenë të qëllimshme apo janë shkaktuar nga pakujdesia, megjithatë, autoritetet është dashur të luftojnë me flakët gjatë verës, raporton gazetari Enver Doçi.

Vatra më e madhe dhe që ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike ka qenë ajo e Tërnovës. Vetëm me rënien e shirave gjatë javës së kaluar, zjarri u fik. Por, pas përmirësimit të kushteve të motit, duket se situata është rikthyer. Dy ditë më parë pati një zjarr masiv në Malin e Bardhë, ndërsa u fik me ndërhyrjen e banorëve.

Ndërkohë, këtë të hënë një vatër zjarri aktive është parë në malin e fshatit Bllacë të Njësisë Administrative Shupenzë. Mësohet se vatra e zjarrit ka përshkuar disa hektar pyje me dushqe e shkurre në këtë zonë.

Terreni i thyer malor e ka vështirësuar punën e autoriteteve, ndërsa vatra e zjarrit vijon të zgjerohet. Ndëshkimet për zjarrvënie të pyjeve apo pronave publike deri tani kanë qenë me procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa fenomeni vijon të jetë shqetësues në vendin tonë për mungesë edhe të kapaciteteve për të

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: