TIRANË

Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi ka shpjeguar arsyet se përse Holanda kërkon të rikthejë regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë.

Në emisionin “Të paekspozuarit” në News24, Bumçi rendit tre arsye, ndërsa tha se qeveria dhe kryeministri nuk kanë marrë kurrë përgjegjësi duke komentuar edhe zëra se bashkëshortja e kreut të PD është mike më një deputete holandeze që ka kërkuar rikthimin e vizave.

“Do doja shumë që kryetari i PD të kontrollonte parlamentin holandez. Kanë votuar të gjitha partitë. Kanë votuar 108 deputetë.
E vërteta është kjo: Holanda në gjithë këto vite zgjerimi, njohët si vend strikt ‘but fair’, kërkues strikt por i ndershëm. Nuk është si vendet që të mbyllim një sy, apo si vendet që të vërë veto si Greqia-Maqedonisë por është strikt. Kemi një vend që është themelues i BE. Në qoftë se shqiptarët nuk do ishin një shqetësim i ndjeshëm a mendoni se këto parti do bëheshin qesharakë për elektoratin e tyre. Kjo histori nuk është një rrufe në qiellin e pastër. Çdo gjë që ka ndodhur në këto 6 vite të çon në këtë vendim. Shqipëria a nuk u kthye në vendin e azilkërkuesve, pothuajse me sirianët?! Azilkërkuesit e para. Franca dhe Gjermania kanë ngritur problemin e fëmijëve të braktisur shqiptarë, me mijëra. Problemi i drogës, mendoj Shqipëria tashmë furnizues i kanabis”, tha Bumçi.

Ndërkohë analisti Fatos Lubonja ndërhyri në lidhje ‘skype’ duke dhënë shifra për fëmijët azilkërkues në Itali dhe Angli.
“Unë nuk mendoj se bëhet fjalë për një gjë që po zmadhohet në raport me popullsinë, pra me krimin që është jashtë. Nuk i kemi shifrat por me sa di unë burgjet angleze janë plot me shqiptarë. Kam disa shifra që lidhen me fëmijët. Në Itali në vitin 2017 ka pasur 1611 fëmijë shqiptarë. Ishte vendi i tretë. Në Angli në 2016, shqiptarët janë pas Afganistanit, 600 e ca Afganistan, 400 e ca fëmijë Shqipëria nën 18 vjeç që kërkojnë azil”, tha Lubonja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb