Janë mbyllur pjesa dërrmuese e ndeshjeve të kampionatit gjerman, që kanë prodhuar verdikte të cilat kanë çuar ujë në “mullirin” e Bajernit. Bavarezët kanë thyer në “Allianz Arena” Union Berlinin me rezultatin 2-1, ndonëse në minutat e fundit janë trembur disi. Pavard në të 13-ën dhe Levandovski në të 53-ën e çojnë ndeshjen në 2-0, por një penallti e kthyr në gol nga Polter 4 minuta nga fundi, e bëri sfidën e Bajernit dramatike, por që në fund nuk e kërrcënoi kryesimin e kampionëve.

Kryesim që erdhi pas frenimit të rivalëve. Borusia e Dortmundit barazoi 0-0 në derbi me Shalken, Lajpcigu u mund nga Frajburgu i Abrashit me rezultatin 2-0. Gjithsesi, për të mësuar nëse Bajerni do jetë kryesues dhe pas javës së 9-të, duhet të presim takimet e nesërme Volfsburg-Augsburg dhe sidomos Gladbah-Frankfurt, me bardhezinjtë, që mund të shkojnë në 19 pikë në rast suksesi.

Për t’u veçuar fitorja e parë e Paderbornit të Klaus Gjasulës. Mesfushori i Kombëtares kuqezi u aktivizua për 79 minuta në suksesin shtëpiak ndaj Fortuna Dyseldorfit. Paderborni fitoi 2-0 falë golave të Sabirit në minutën e 43-të dhe Shonlaut në të 64-ën. Gjasula, i ndëshkuar me karton të verdhë në të 30-ën, ia la vendin në fushë Mishelit 11 minuta nga fundi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb