Ndonëse më shumë kanë qëndruar në kampe të kundërta, për shkak të bindjeve politike, presidenti Ilir Meta nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë për doktorin, ish-kryeministrin Sali Berisha.


E ndaj në ditëlindjen e 75 të Berishës, nuk mund të mungonte një urim nga presidenti Ilir Meta. Ky i fundit i ka dërguar një tufë me 75 trendafila të bardha Berishës, ndërsa i uron shëndet e lumturi.


“GËZUAR DITËLINDJEN DOKTOR BERISHA!
Urimet më të ngrohta e të përzemërta! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi! Suksese dhe mbarësi!
Për Ju ka vetëm një stinë: PRANVERË!💐🇦🇱”, shkruan Meta.

72127192 2544682098911381 7126079986561187840 N (1)
72127192 2544682098911381 7126079986561187840 N (1)


‘BalkanWeb’ mëson se përveç luleve, kreu i shtetit i ka dërguar liderit historik të PD-së edhe një shishe vere të kuqe. Kujtojmë se vjet Meta nuk e ka harruar ditëlindjen e Berishës, pasi i ka dhuruar një tufë me trëndafila ngjyrë blu, simbol ky i Partisë Demokratike.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: