Nga: ZONJA KATERINA

300-400 gr sallam (Fix Si Qëmoti) , 800 gr spinaq, 4 lgj oriz, 3 lgj vaj ulliri, 2 lgj gjalpë, 1 qepë të thatë, 2-3 qepë të njoma, 2 domate në kubikë, ½ filxhan ujë, Kripë, piper, koper, 150 gr djathë për servirje

Fillimisht lajmë mirë spinaqin, e grijmë dhe e vendosim në zjarr për pak minuta derisa të ulë vëllimin. Më pas e largojmë spinaqin nga tigani dhe në po atë tigan shtojmë pak vaj ulliri dhe kaurdisim qepët të grira hollë. Ndihmojmë zbutjen e qepëve me pak kripë dhe piper dhe më pas shtojmë spinaqin dhe orizin. E trazojmë mirë për 2-3 minuta, më pas shtojmë domatet të grira në kubikë të vegjël, koperën e grirë imët dhe ½ filxhan ujë. E lemë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare.

Në një tigan tjetër vendosim gjalpin dhe sapo të shkrijë shtojmë llukanikun të prerë në kubikë, e kaurdisim derisa të marrë pak ngjyrë, e pudrosim me pak piper dhe e shtojmë tek tigani me spinaq dhe oriz. E lemë gatimin dhe për 10 minuta në temperaturë të ulët dhe më pas e servirim spërkatur me djathë të verdhë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb