Nga: ZONJA VJOLLCA*
Burani me vezë

1 kg spinaq
1 qepë të vogël
1 tufë qepë të njoma
1 thelpi hudhër
4 kokrra vezë
30 gr oriz
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Arrë moskat

Fillimisht lajmë dhe e lemë të kullojë mirë spinaqin. Presim qepën e thatë në kubikë të vegjël gjithashtu dhe hudhrën, ndërsa qepët e njoma i presim në unaza. I vendosim në një tigan me vaj ulliri dhe i kaurdisim derisa të bëhen transparente. Më pas shtojmë spinaqin dhe e lëmë derisa të bie volumi i tij. E trazojmë duke e rregulluar me kripë, piper dhe arrë moskat dhe nëse dëshirojmë mund ti hedhim dhe 2 lugë gjelle oriz. E lemë 5 minuta në zjarr dhe më pas e kalojmë në një tavë. Me fundin e lugës bëjmë katër gropëza ku vendosim vezët. E vendosim buraninë në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15-20 minuta.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: